Lajme
Policia ndjek emigrantët aziatikë, 40 të arrestuar
Sipas MPB-së, gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë banorë të fshatit Llojan të moshave 31 deri 46 vjeç si dhe 34 emigrantë ilegal, prej të cilëve 13 të moshës së mitur
Njësitet speciale të Policisë së Maqedonisë arrestuan gjashtë banorë të fshatit Llojan të Kumanovës si dhe rreth 34 emigrantë të huaj nga Afganistani, Pakistani, Bangladeshi, Algjeria dhe vende tjera, të cilat kanë hyrë në Maqedoni nëpërmjet Greqisë, ndërsa destinacion kishin vendet e BE-së.
Arrestimi ndodhi të premten në një operacion të quajtur “resheto”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski deklaroi se gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë banorë të fshatit të moshave 31 deri 46 vjeç si dhe 34 emigrantë ilegal, prej të cilëve 13 të moshës së mitur.
Kotevski theksoi se bastisjet janë kryer në 10 objekte dhe shtëpi banimi, ku ishin strehuar emigrantët e huaj.
“Ndaj personave ku janë gjetur emigrantët e huaj do të ngriten procedime penale dhe për vepra të tilla janë të parapara dënime me burg deri në 8 vjet”, theksoi Kotevski raporton INA.
Sipas MPB-së, emigrantët janë nga Afganistani, Pakistani, Bangladeshi, Algjeria dhe vende tjera, të cilat kanë hyrë në vend përmes Greqisë dhe nga territori i Maqedonisë kanë si synim kalimin në Serbi dhe më pas në vendet e BE-së.
Ata siç thuhet kanë mbërritur në fshat dhe janë pranuar për strehim nga banorët lokal, të cilëve u kanë paguar nga 10 euro për natë. Zëdhënësi Kotevski theksoi se Maqedonia viteve të fundit është vërshuar nga emigrantët e huaj që hyjnë përmes Greqisë.
Banorët e fshatit Llojan janë shprehur të revoltuar për këto aksione policore, duke theksuar se MPB duhet të parandalojë fluksin e madh të emigrantëve që kanë vërshuar fshatin e tyre dhe që po detyrohen që ti vijnë në ndihmë këtyre njerëzve për shkaqe humanitare dhe solidariteti.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










