Bota
Policia gjermane sekuestron ekstazi me figurën e Donald Trumpit
Tabletat u sekuestruan nga policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë
Mbi 5 mijë tableta ekstazi me formën e kokës së presidentit amerikan, Donald Trump, u sekuestruan nga policia gjermane. Në pranga ranë babë e bir, që i transportonin ato nga Holanda. Tabletat kanë një vlerë tregu prej rreth 40 mijë dollarësh, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Tabletat u sekuestruan nga policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë. Ato u zbuluan rastësisht në një automjet që vinte nga Holanda. Në pranga ranë babë e bir, 51 dhe 17 vjeç.
Krahas tabletave, atyre iu gjet edhe një shumë prej më shumë se 11 mijë eurosh. Siç thanë ata, blerja nuk kishte përfunduar, pasi me shumën e eurove të sekuestruara do të paguanin për blerjen e tabletave te shitësit me shumicë, për të bërë më pas shpërndarjen e tyre në tregun e zi.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












