Lajme
Policia gjermane: Agim Zogaj është vetëvrarë
"Ai ka bërë vetëvrasje. Nuk ka indikacione për ndonjë shpjegim tjetër", por autopsia që do të bëhet të enjten do të zbulojë gjithçka
Policia gjermane ka bërë të ditur se Agim Zogaj, i njohur si X, dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke varë veten me litar, raporton AP. Sipas kësaj AP-së ai është gjetur i vdekur në qytetin Duisburg.
Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, Stefan Bauer, dyshimet e para janë për vetë-varje në orët e vona të së martës dhe nuk ka indikacione të tjera.
“Ai ka bërë vetëvrasje. Nuk ka indikacione për ndonjë shpjegim tjetër”, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithëkëtë autopsia që do të bëhet të enjten do të zbulojë gjithçka.
Kurse EULEX-i që ka mandat ekzekutiv në Kosovë për hetimin e rasteve të krimeve të luftës, nuk ka komentuar se si do të procedoj më tutje me rastin ku aktakuza është ngritur mbi dëshminë e Agim Zogajt.
Ky i fundit përveç para prokurorit, pak para ngritjes së aktakuzës, është marrë në pyetje për tri ditë rresht edhe nga avokatët e dhjetë të pandehurve.
Deklarata e tij e dhënë para mbrojtësve është e incizuar me video dhe kjo sipas burimeve të gazetës, pasi që një gjë të tillë e kishte kërkuar avokati ndërkombëtar që e mbron Fatmir Limajn në këtë rast.
“Kam drejtë të paragjykoj në këtë rast e të mendoj se prokurori paska ditur diçka që do ti ndodhë këtij dëshmitari, andaj edhe ka propozuar që ta marrim në pyetje”, ka thënë avokati i Nexhmi Krasniqit, Mahmut Halimi.
Për moskujdesin ndaj dëshmitarit i cili, sipas Halimit, edhe dy herë ka qenë i shtrirë në spitalin neuropsikiatrik në Prizren e Prishtinë, përgjegjësia bie mbi EULEX-in, shkruan Zëri.
Prokurori Maurizio Salustro, sipas avokatit e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë psikike të dëshmitarit, për të ngritur një aktakuzë çfarë e ka ngritur.
Por avokati vendës i Limajt, Tahir Rrecaj të mërkurën nuk ka preferuar të hyj në detaje në lidhje me vdekjen e “X”-it.
Për mbrojtësin tjetër në rastin “Kleçka”, avokatin Mexhit Syla është e pakuptueshme se si EULEX-it i vdes një dëshmitar kyç sikurse Agim Zogaj. Pavarësisht mënyrës së vdekjes së tij, përgjegjësia mbi këtë vdekje, sipas Sylës, i bie vetë EULEX-it.
Familja e Agim Zoogajt e cila jeton në qytetin e Prizrenit është njoftuar zyrtarisht nga EULEX-i për vdekjen e familjarit të tyre.
Dëshmitari X është kryesori në rastin Kleçka, ndërsa aktakuza e EULEX-it ndaj dhjetë personave, përfshirë edhe deputetin Fatmir Limaj është ngritur kryesisht mbi dëshminë e tij.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











