Lajme
Policia e Kosovës ka konfiskuar 31 kg marihuanë
Policia e Kosovës gjatë një kontrolli ka arrestuar sot dy shtetas nga Shqipëria ku në veturë janë gjetur 31 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, dokumente, telefona dhe para.
Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, pas marrjes së informacioneve për një veturë të dyshuar ka dalë në lokacion, me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar. I dyshuari i parë kishte të parkuar veturën në një parking, ndërkohë me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.
Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë, e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazh janë gjetur dhe konfiskuar 31 kg drogë, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe çelësat e veturave, tre telefona, 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.
Janë konfiskuar të dyja veturat e të dyshuarve A. M. (1979) dhe A. M. (1995), të cilët janë arrestuar me këtë rast, njoftojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













