Lajme
Përmbyset në Mesdhe anija me 300 pasagjerë në bord
Anija me 300 persona në bord është përmbysur në Mesdhe teksa si rrjedhojë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë shpëtimi.
Kjo anije pasagjerësh që po udhëtonte nga Qiproja e Veriut drejt Turqisë është përmbysur, pasi ishte nisur nga Kyrenia dhe po udhëtonte drejt portit turk të Taşucusë, kur filloi të merrte ujë.
Në operacion janë angazhuar mjete të Rojës Bregdetare, helikopterë dhe varka civile që ndodheshin në zonë ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë të paktën një helikopter që qëndron mbi anijen e përmbysur, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, anija është parë në veri të Kyrenias të dielën në mëngjes, përpara se sinjali i pozicionit të saj të ndërpritej.
Një traget tjetër duket se ka shkuar drejt vendit të incidentit për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve dhe më pas është parë duke iu afruar portit të Kyrenias.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













