Akil Gjakova i ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas fitores në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti kosovar e fitoi duelin për medaljen e bronztë ndaj turkut Bilal Çiloğlu, përcjell albinfo.ch.
Me këtë sukses, Gjakova i siguroi Kosovës medaljen e tretë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Kjo është gjithashtu medalja e dytë për Kosovën në xhudo, pas bronzit të fituar nga Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Akil Gjakova e mbylli kështu paraqitjen e tij në Taranto me medalje, duke shtuar edhe një tjetër sukses në bilancin e Kosovës në këtë garë.