Shkurt.ch
Policët e Cyrihut refuzojnë të ndajnë gjoba!
Përveç mosdhënies së gjobave, ata do të paralajmërojnë ngasësit për vendet ku janë të vendosur radarët!
Që nga mesnata e mbrëmshme, policët e qytetit të Cyrihut kanë filluar një protestë të drejtuar kundër udhëheqjes së tyre.
Një ndër veprimet përmes të cilave ata do të shprehin këtë protestë është mosdhënia e gjobave për komunikacion. Përveç kësaj, ata do të paralajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion për vendet ku janë të vendosur radarët.
Policët do të vazhdojnë të bëjnë kontrollimin e ngasësve të veturave por nuk do tu japin atyre gjoba, për shkeljet e vogla. Mirëpo, për shkelje të tilla si telefonimi gjatë ngasjes etj. ngasësit edhe më tutje do të gjobiten.
Protestuesit akuzojnë udhëheqësit e tyre për sjellje të padenjë ndaj personelit. Ndonëse protesta ishte paralajmëruar shumë më parë, udhëheqja e policisë, sipas protestuesve, vetëm të premten që shkoi, kishte shprehur interesim për të dialoguar.
Sipas shoqatës së policëve të qytetit të Cyrihut, protestuesit kanë parashtruar propozime për zgjidhje të problemeve, të cilat, po të merreshin parasysh do të shtendosnin gjendjen për një kohë të shkurtë.
Ndërkaq, përgjegjësi për policinë në qeverinë e Cyrihut, Daniel Leupi nuk ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












