Lajme
Pikat doganore 1 dhe 31, ekzistenciale për Prishtinën, thotë Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi, i ka rikujtuar Serbisë, por edhe Bashkimit Evropian se prekja e kufirit të Kosovës, mund të hapë temën e kufijve në gjithë rajonin e Ballkanit.
Ai ka deklaruar se çdo shtet në rajonin tonë e ka një problem sikur problemi i Mitrovicës.
Thaçi, këto komente i bëri në mbledhjen urgjente të Qeverisë, pas takimit treorësh që ka zhvilluar me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper. Thaçi ka thënë se edhe në takimin me Cooper-in, ka prezantuar qëndrimin e qartë të Prishtinës sa i përket dialogut.
Ai ka bërë të ditur se në këtë takim, diplomatit evropian i ka bërë të qartë se nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen para 25 korrikut, nuk ka kthim në gjendjen e status quos, dhe se institucionet e Kosovës vetëm e kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për të vendosur reciprocitetin tregtar dhe kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31.
Në këto pika, Thaçi ka thënë se Policia dhe Doganat e Kosovës do t’i kryejnë detyrat sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Çështja e pikave doganore 1 dhe 31, sipas Thaçit, mund të jenë çështje politike dhe elektorale, por për Prishtinën kjo është çështje ekzistenciale.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka theksuar se Kosova është e vendosur në rrugën drejt integrimeve evropiane, por i ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se duhet të jetë i qartë në raport me Kosovën në këtë drejtim.
Sa i përket çështjes së EULEX-it, Thaçi ka thënë se edhe në takimin me ndërmjetësin e BE-së është theksuar se ky mision duhet të respektojë, ligjet, Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Thaçi ka thënë se të gjithë e dëshirojnë një EULEX të suksesshëm, por ai sukses arrihet me angazhimet e përbashkëta me institucionet e Kosovës.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











