Sport
Petkoviq nuk fshihet: Duam fitore ndaj Brazilit
"Nuk besoj se kjo ndeshje do të dalë barazim, do të ishte një rezultat i pakënaqshëm për ne dhe rivalët tanë", deklaroi Vladimir Petkoviq
Sonte në mbrëmje do të përballen Brazili dhe Zvicra, ku amerikano-jugorët janë dukshëm favoritë në këtë ndeshje.
Megjithatë, te Zvicra nuk ka frikë, derisa trajneri Vladimir Petkoviq është shprehur se do të luajnë për fitore, shkruan albinfo.ch.
“E kemi studiuar mirë skuadrën e Brazilit, të gjithë janë kampionë. Është skuadra më e mirë e rritur ndjeshëm vitet e fundit teknikisht, një ekip i aftë për të bërë një lojë të stilit evropian”, është shprehur Petkoviq në konferencën për media.
Ai ka shtuar se nuk kanë aspak frikë. “Nuk trembemi se përballë kemi ekipin më të fortë edhe pse e respektojmë Brazilin. Por, më shumë shqetësohem se si skuadra ime do ta përballojë këtë sfidë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme përballë Brazilit. Nuk besoj se kjo ndeshje do të dalë barazim, do të ishte një rezultat i pakënaqshëm për ne dhe rivalët tanë. Ne synojmë maksimumin, pavarësisht se kë kemi përballë dhe këtu nuk jemi për të zhvilluar një miqësore”, ka theksuar Petkoviq.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













