Shkurt.ch
Peticion kundër ekstradimit të N.SH. nga Zvicra në Serbi
Komiteti kundër ekstradimit të N.SH. në Serbi ka shpallur sot zyrtarisht, përmes një komunikate, nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve
Më 14 prill autoritetet zvicerane kanë arrestuar shtetasin e Kosovës N.SH. me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe me qëndrim të rregullt në Vevey, kantoni Valis. Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në një aktakuzë të autoriteteve të Serbisë dhe ajo e ngarkon atë për krime lufte, të kryera, sipas saj, në Kosovë. Po u respektua kërkesa serbe, N.SH. mund të ekstradohet për tu gjykuar në Serbi. N.SH. po qëndron tashmë tre muaj në burg dhe fati i tij duket ende i paqartë. Albinfo.ch ka shkruar gjerësisht lidhur me rastin, duke marrë edhe qëndrimet e shtetit të Zvicrës në njërën anë dhe atë të avokatëve dhe të familjarëve të N.SH. në anën tjetër.
Ndërkohë, një këshill i përbërë nga aktivistë të komunitetit shqiptar në Zvicër ka ndërmarrë një inciativë për një peticion i cili do të sensibilizonte autoritetet zvicerane që të mos e bëjnë ekstradimin e N.SH. në Serbi. Kjo, për faktin se, siç thonë ata, në radhë të parë nuk ka dëshmi për krime të kryera nga i apostrofuari dhe veç kësaj, për arsyen se shteti serb nuk mund të merret si palë e paanshme në një proces të tillë.
Komiteti kundër ekstradimit të N.SH. në Serbi ka shpallur sot zyrtarisht, përmes një komunikate, nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve për peticionin e përmendur. “Komiteti synon të mbledhë nënshkrime për peticionin për të parandaluar ekstradimin e N.SH. në Serbi, thuhet në hyrje të komunikatës. Peticioni pretendon në fakt se N.SH. ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në bazë të kësaj dyshohet të ketë kryer krime lufte. Por, siç është vënë re në shumë medie, vazhdon komunikata, në kohën kur supozohen të jenë kryer këto abuzime, N. SH. ishte në Maqedoni, pranë shtratit të vëllait të tij, i cili vdiq disa ditë më vonë. Ky fakt e bën thjesht të pamundur që N. Sh të ketë kryer krimet për të cilat akuzohet”, thuhet në komunikatë.
Pavarësisht nga kjo, një padi kundër N. Sh është ngritur nga autoritetet serbe. Mbi këtë bazë, më 8 mars 2011, Serbia i ka dërguar Zvicrës një kërkesë për arrestim dhe ekstradim. N. SH u arrestua më 14 prill 2011, në shtëpinë e tij në Vevey, ku ka jetuar për gati 10 vjet me leje qëndrimi, thuhet më tutje në komunikatë.
“Arsyeja për të cilën komiteti kundërshton këtë ekstradim qëndron në kërkimin e drejtësisë. Nëse N. SH. ekstradohet në Serbi, drejtësia do të ketë edhe më pak shans për t`u zbatuar, për të mos thënë asnjë shans” vazhdon komunikata.
Komiteti shqetësohet për faktin se në rast të ekstradimit në Serbi, i apostrofuari mund të keqtrajtohet. “Para së gjithash, duhet thënë se nuk ekziston asnjë garanci për kushtet e paraburgimit, kohë kjo gjatë ë cilës N. Sh mund t`i nënshtrohet keqtrajtimit.
Gjithashtu nuk ka garanci se N. Sh do të mund të kërkojë të drejtat që normalisht i takojnë mbrojtjes, si pjesë e një gjykimi të drejtë para një gjykate të pavarur.”, vazhdon komunikata. Gjasat shtyjnë të besohet se në qoftë se hetimet, respektivisht gjyqi për N. Sh, duhej të mbetet nën diskrecionin e gjyqësorit serb, ata do të jenë nën ndikimin e aktakuzës, që do të thotë të njëanshëm. Kështu që N. Sh do të mbetet në rolin e spektatorit, i gjykuar si fajtor para gjykimit, nga një gjykatë e njëanshme dhe arbitrare”, përfundon komunikata lidhur me peticionin kundër ekstradimit të N.SH nga Zvicra në Serbi.
Zvicra mund ta gjykojë vetë, nëse ka dyshime të bazuara
I kontaktuar nga albinfo.ch., njëri nga anëtarët e komitetit, nën kusht anonimiteti, ka thënë se sipas disa informatave që posedon komiteti, gjatë javëve të ardhshme mund të ndodhë që N.SH. të ekstradohet në Serbi. Prandaj, sipas tij, edhe bëhet i domosdoshëm reagimi qytetar përmes peticionit, kundër një vendimi eventual të institucioneve zvicerane në favor të kërkesës së autoriteteve serbe. Ai thotë më tutje se nuk qëndrojnë arsyetimet e autoriteteve zvicerane se nga ekstradimi janë të mbrojtur vetëm personat me shtetësi zvicerane. Sipas tij, nëse cilido persopn me qëndrim në Zvicër dyshohet për krime lufte, Zvicra, në bazë të konventave ndërkombëtare është e detyruar ta gjykojë atë. Me këtë, burimi ynë dëshiron të thotë se personit N.SH., në rast se ekzistojnë dyshimet e bazuara, mund t`i bëhet gjykimi edhe në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











