Lajme
Përfundoi odisejada e zgjedhjeve lokale: Sela fitoi sërish
Fitorja e Ziadin Selës u shpall nga shtabi zgjedhor i kandidatit të PDSH-së, i cili ka siguruar një epërsi prej 6073 vota kundrejt kandidatit Vladimir Koçoski
Pas një muaji, përfundoi drama e zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Kandidati shqiptar Ziadin Sela nga radhët e PDSH-së, ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale në Strugë, ndërsa dy partitë më të mëdha maqedonase, kanë fituar në dy komunat tjera në Dollen VMRO DPMNE ndërsa në komunën Qendër, LSDM.
Fitorja e Ziadin Selës u shpallë nga shtabi zgjedhor i kandidatit të PDSH-së, i cili ka siguruar një epërsi prej 6073 vota kundrejt kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH-së në Strugë, Albërim Hoxha informoi se kandidati Ziadin Sela, në total ka fituar 20.728 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski 14.676 vota, pra një epërsi prej 6072 vota.
Në Strugë është zhvilluar një festë madhështore në sheshin e qytetit për fitoren e kandidatit shqiptarë, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, raporton INA.
VMRO-DPMNE, ndërkaq ka fituar komunën e Dollnenit në votimet që u zhvilluan për raundin e dytë në këtë komunë, që deri tani drejtohej nga kandidati i BDI, Avdulla Bajramovski, i cili sot humbi garën zgjedhore.
Sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Zgjedhor Komunal, kandidati i VMRO-DPMNE, Bose Millosheski ka fituar me 476 vota epërsi përballë kandidatit të BDI-së, Avdulla Bajramovski. Sipas rezultateve, Milloshoski ka fituar 4.176 vota, ndërsa Bajramovski 3.690 vota.
Kandidati maqedonas ka fituar në këtë komunë, sepse shqiptarët u përçanë në garën zgjedhore
Në komunën qendër ndërkaq ka fituar kandidati i opozitës maqedonase, Adren Zhernovski. Në këtë komunë gara është zhvilluar ndërmjet dy kandidatëve maqedonas, mirëpo fitore bindëse ka shënuar kandidati i LSDM-së, kundrejt atij të VMRO-DPMN-së.
Ndryshe, me këtë raund zgjedhor përfundon gara zgjedhore e zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Zgjedhjet ishin përsërit për shkak të ankesave që partitë kishin bërë në Gjykatën Administrative. Më pas ishte Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili vendosi që tri komuna të shkojnë në rivotim të balotazhit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













