Lajme
Përdorin “rrezikun nga gjakmarrja” si shkas për azil
Fokusi është te ata qytetarë shqiptarë të cilët përdorin dokumente të falsifikuara si të përfshirë në gjakmarrje për të fituar statusin e azilantit në BE
Në një takim të zhvilluar me përfaqësues të misionit Zyrës franceze të Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi – OFPRA, Prokuroria Shqiptare ka theksuar angazhimin e saj maksimal në hetimin dhe ndjekjen e çdo rasti të atyre që konsiderohen “azilkërkues” të rremë. Ky qëndrim u ritheksua nga zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët shoqëroheshin nga ambasadorja e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro.
Fokusi është sidomos tek ata qytetarë shqiptarë të cilët përdorin dokumente të falsifikuara si të përfshirë në gjakmarrje për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), shkruan ballkanweb. Krahas luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes në vendin tonë, organi i Prokurorisë jep garanci se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze, por edhe ato të vendeve të tjera të BE-së për të parandaluar abuzimin e qytetarëve të ndryshëm shqiptarë nga liberalizimi i vizave.
Zyrtarëve francezë në këtë takim iu përcoll nga pala shqiptare vendosmëria e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha rastet e azilantëve të rremë. Z. Llalla ka prezantuar më parë qëndrimin se “ky është një fenomen që, megjithëse në përmasa të vogla krahasuar me disa vende të tjera, nëse nuk parandalohet, mund t’i kushtojë rëndë të gjithë shqiptarëve që kanë shpresuar dhe punuar për të arritur aspiratën e lëvizjes së lirë”.
Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme zhvillon kontakte të vazhdueshme me strukturat e tjera ligjzbatuese në Shqipërisë, si edhe me autoritetet homologë në vendet e Bashkimit Evropian ku ky fenomen është më i ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













