Lajme
Për secilin skenar, KFOR-i i gatshëm
Udhëheqësit ushtarakë të KFOR-it kanë marrë të gjitha masat për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe mbajtja e zgjedhjeve serbe nuk pritet që të shkaktojë ndonjë destabilizim, gjë për të cilën është e domosdoshme kontributi i popullatës vendore, kanë vlerësuar krerët e kontingjenteve të ushtarëve gjermanë dhe amerikanë që shërbejnë në Kosovë.
Ata kanë theksuar se është e nevojshme që të respektohet e drejta e serbëve, por që nuk shkojnë përtej shkeljes së ligjeve.
“Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që situata të mos përshkallëzojë. Duhet t’i trajtojmë edhe të drejtat legjitime të serbëve në veri, por ligjet duhet të respektohen dhe zgjedhjet lokale nuk duhet të mbahen, bazuar në faktin se Kosova është shtet sovran. Për të menduar për zgjidhjet e dhunshme, më lejoni ta citoj gjeneralin Drews, i cili ka thënë se “njerëzit duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe jo mbi njëri- tjetrin. Prandaj jam i bindur se e tëra do të shkojë në mënyrë paqësore”, ka thënë komandanti i trupave gjermane, Bernd Holthussen.
Sipas tij, dhuna do ta dërgonte Kosovën shumë prapa, duke rrezikuar edhe të arriturat e deritanishme. Ai ka pohuar se pavarësisht se çka ndodh “KFOR-i e ka një detyrë dhe është i përkushtuar që të kryejë detyrën e vet”.
Në anën tjetër, edhe komandanti i trupave amerikane në Kosovë, Jeff Liethen, ka theksuar se situata është e qetë, por e tensionuar dhe në një masë fragjile./albinfo&kohaditore/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










