Lajme
Për ku mund të fluturoni nga Zvicra këtë vjeshtë?
Linjat ajrore në Zvicër tashmë i kanë publikuar oraret e tyre të vjeshtës, ku Edelweiss, Swiss dhe easyJet kanë njoftuar detaje rreth linjave të reja.
Duke filluar nga muaji tetor, kompania ajrore zvicerane Edelweiss do të rrisë kapacitetin e saj në disa linja të njohura për pushime.
Duke filluar nga 27 tetori, të premteve dhe të dielave, kompania simotër e SWISS do të përdorë një avion dukshëm më të madh, Airbus A340, për fluturimet drejt Gran Canaria-s.
Kjo do të thotë se më shumë pasagjerë do të mund të fluturojnë drejt këtij ishulli spanjoll që ndodhet pranë bregdetit të Afrikës Veriperëndimore.
Një Airbus A340-300, me kapacitet prej 314 pasagjerësh, do të përdoret gjithashtu gjatë muajit tetor për fluturimet e së hënës drejt Tenerifes, si dhe për ato të së shtunës drejt Rodosit.
Fluturimet e vjeshtës drejt pjesëve të tjera të Greqisë do të kenë gjithashtu “kapacitet dukshëm më të madh”, njoftoi kompania: për shembull, shërbimi i së shtunës për në Heraklion do të kryhet me avionin më të madh Airbus A350 në vend të Airbus A320, që përdoret aktualisht, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, shërbimi për në Majorka do të zgjerohet në tetor me disa fluturime shtesë dhe gjithashtu me avionë më të mëdhenj.
Po SWISS?
Ndryshe nga Edelweiss, e cila fluturon ekskluzivisht drejt destinacioneve të njohura për pushime, SWISS është e orientuar më shumë drejt udhëtimeve të llojeve të ndryshme, përfshirë ato të biznesit.
Duke pasur parasysh këtë, më 28 tetor, kompania do të inaugurojë fluturime direkte nga Cyrihu në Bengaluru të Indisë.
Këto fluturime do të kryhen pesë herë në javë, me përjashtim të ditëve të hënë dhe të mërkurë.
Dhe së fundmi, easyJet
Edhe kompania ajrore me kosto të ulët po zgjeron ofertën e saj duke filluar nga tetori.
Konkretisht, ajo do të kryejë fluturime:
- Nga Cyrihu në Prishtinë: duke filluar nga 26 tetori (çdo ditë)
- Nga Gjeneva në Rennes: duke filluar nga 31 tetori 2026 (të hënave dhe të premteve)
- Nga Milano Linate në Gjenevë: duke filluar nga 25 tetori 2026 (nga e hëna në të premte dhe të dielave)
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










