Lajme
Pasojat e krizës greke dhe italiane në Shqipëri
Në Shqipëri të gjithë bien dakord se ekonomia shqiptare po vuan tanimë pasojat e krizës ekonomike europiane, veçanërisht asaj greke, e se do të vazhdojë t’i ndjejë ndikimet, raporton Zëri i Amerikës .
Debati që zhvillohet lidhet me masën e këtij ndikimi dhe çfarë përgatitjesh duhen bërë për t’u paraprirë atyre.
Ekspertët bien dakord se ndikimi i parë është dhënë prej kohësh në uljen e dërgesave të emigrantëve, ndërsa tani shqetësimi lidhet me një numër të lartë që po kthehen e pasojat mbi tregun e punës, ndërkohë që vlerësojnë se nevojitet që të shihen mundësitë për të shfrytëzuar ato kapitale që ata mund të sjellin me vete.
Përsa i përket paralajmërimit të institucioneve ndërkombëtare, mbi ndikimet në sistemin financiar, ku bankat greke dhe italiane përfaqësojnë 36 për qind të tregut, ekspertët mendojnë se nuk bëhet fjalë për rreziqe, por për një pakësim të mbështetjes që ato do mund t’i japin ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.
“Të jesh komshi me dy nga vendet më të prekura nga kriza sidomos nga Greqia e cila është bërë problem i zonës euro dhe gjithë botës, natyrisht që është ngarkesë më shumë për ekonominë dhe financat e brishta shqiptare”, thotë profesori i ekonomisë, Ardian Civici, dekan i shkollës doktorale pranë Universitetit europian të Tiranës.
Për ish ministrin e Financave Anastas Angjeli, profesor në ekonomi e rektor i Universitetit mesdhetar , pasojat do të jenë më të mëdha vitin e ardhshëm:
Institucionet ndërkombëtare, Fondi Monetar apo dhe Berzh parashikojnë një ritëm më të ngadaltë rritjeje të ekonomisë vitin e ardhshëm, mes 1 dhe 2 përqind. Por ministri i Financave Rdivan Bode u shpreh pak ditë më parë se janë marrë masat që pasojat të jenë sa më të pakta:
Kriza dhe efektet e saj janë në një farë mënyre edhe si dy anët e një medalje, ku mund të shfrytëzohet ajo pozitive. Rikthimi i emigrantëve mund të shoqërohet me një fluks eksperience apo edhe kapitali që mund të gjenerojnë hapjen e bizneseve të reja.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










