Literaturë

Një pasdite e ngrohtë mes krijuesve shqiptarë në Cyrih

Në këtë pasdite letrare u zhvilluan takime mes krijuesish, gazetarësh e të tjerë të ftuar, prezantim librash, lexim poezish, bashkëbisedim në mes të pjesëmarrësve etj.

Aktiviteti letrar “Eja me Vjeshtën” u mbajt këtë të shtunë që lamë pasdite në bibliotekën Pestalozzi Zurich, organizuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Dhe ne vërtet erdhëm në qendër të mbërthyer mes librave me poezi e prozë, tregime, romane dhe me vjeshtën bashkë.

Çadrën lamë jashtë, këtë kohë gjithmonë mund të mbajë shi. Të shtunën pra u mbajt një takim me shumë poetë, shkrues librash shqiptarë në Zvicër. Të shkruarit është një profesion i vetmuar, ku kalojmë orë të tëra, ditë e javë, të vetëm në shtëpitë tona, në zyrat, në tavolinat tona, në një parking makinash ndonjëherë duke pritur dhe duke shkruar larg, por në një moment kemi nevojë për mbështetjen e shkrimtarëve të tjerë.

Shkrimtarët vendas me të cilët mund të krijojmë një miqësi mund të jenë një si mjet shpëtimi dhe rrjetëzimi për ta, për ne. Vjen një kohë kur të gjithë shkrimtarët kanë nevojë dhe madje dëshirojnë bashkëpunim dhe ndërveprim me shkrimtarët e tjerë. E ku ka më mirë se sa një ndejë e zgjuar në dhomat e bibliotekës për ditë vjeshte me zëra autorësh dhe autorësh. Organizuar mirë dhe këndshëm.

Çfarë u bë? Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, me seli në Cyrih, në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta, mbajti më 1 tetor manifestimin letrar “Eja me vjeshtën”. Hapjen e bëri kryetari i kësaj shoqate, Bujar Salihu, i cili na ftoi me një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të pranishmëve aty duke i prezantuar të gjithe krijuesit aty.

Në vazhdimin e orës letrare të kësaj pasditeje do ta merrte fjalën dhe nikoqirja e kësaj biblioteke, drejtoresha Suela Jorgaqi, e cila dhe paraqet një kalendar ngjarjesh në të ardhmen. Ajo tha që ne tashmë jemi në bibliotekën tonë, kjo qendër është bërë një shtëpi e bukur edhe e komunitetit tonë, ku të vijnë sa më shumë shqiptarë për të lexuar dhe për të zhvilluar aktivitete të tjera, që organizon kjo bibliotekë.

Ejani, vazhdoi ajo, keni libra shumë të mirë, bashkë me ambiente dhe salla aktivitetesh, ku mund të bëni në të njëjtën kohë dhe anëtarësinë pranë kësaj qendre. Librat duhet lexuar dhe ne duam të kemi këtu sa më shumë shqiptarë.

Në këtë pasdite letrare u bënë dhe takime mes krijuesish, gazetarësh e të tjerë të ftuar. Prezantim librash, lexim poezish, bashkëbisedim në mes të pjesëmarrësve si dhe muzikë të zgjedhur. Disa autorë me një poezi, një autobiograf me volum faqesh prej libri shkruar histori arbëreshe me ftesë apo lajmërim për ngjarjen e radhës, nga gazetari veteran, Rexhep Rifati.

Të tjerë autorë vijnë. Këtë radhë Vaxhid Xhelili me disa botime librash, por dhe me histori të vetë autorit, ku tregon aventurëne tij të rrugës me biçikletë nga Zvicra në Luginën e Preshevës, që ndërmori ai në majin e këtij viti. Plot tetëmbëdhjetë dite ajo rrugë vazhdoi, ecje mes peripecish njerëzish dhe hartash gjeografike…

Nga kureshtja në sallë lindën shumë pyetje për autorin. Përgjigjet shkurt, sepse duhej të linte vend për autorët të tjerë.

Shaip Beqiri një tjetër autor, i cili me përkushtimin e tij për poezinë, krahas leximit të poezisë së tij foli për projektin e madh të veprës së tij publicistike që kapërthen 50 vjet (1972-2022).

Ai rrëfen se si shqiptarët e Kosovës bashkë me mallin, në mërgim kishin marrë dhe valixhe me tregime, poezi. Të gjithë i bartin me vete, dhe si të mos i shkruash këto. Ja përse duhet të dimë, ja përse duhet të lexojmë dhe ja përse dalin bukur gjithmone këto pasdite. Të njihemi duke folur e shkruar.

Prezantuan veprat e tyre: Brahim Avdyli, Valdet Berisha, Muharrem Blakaj, Kimete Dervishi, Xhevdet Kallaba, Ilir Xheladini, Vaxhid Xhelili, Afrim Nevzadi (fotograf) e të tjerë.

Në fund fjalën e mori edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Kosovës, Shukrije Ramadani. Pos leximit të një poezie të saj, ajo njohu të pranishmit për ndarjen nga jeta të pedagoges universitare Shqiponja Isufit, gjegjësisht për hapat që priten nga komuniteti ynë në Zvicër.

Në fund gjithmonë një apperitiv tavoline mbylli pasditën mes miqsh autorë.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI