Koronavirusi: çast pas çasti
Pasaporta e Covid-19: Evropa, e ndarë në mes
Në Bashkimin Evropian janë vaksinuar me dy doza të vaksinës vetëm 5.5 milionë njerëz
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur me idenë e një “pasaporte të vaksinimit”. Vendet bregdetare të BE-së po e mbështesin një ide të tillë për shkak se një pjesë e ekonomisë së tyre varet nga turizmi.
Muajin e kaluar Greqia i bëri thirrje që Komisioni Evropian të lejojë që “certifikatat e vaksinës” të përdoren për udhëtime në BE. Të hënën ky vend nënshkroi një marrëveshje me Izraelin për të mundësuar udhëtimin e personave të vaksinuar, raporton Radio Evropa e Lirë.
Diskutimet brenda bllokut 27 anëtarësh janë duke u zhvilluar për rregullat e përbashkëta mbi të dhënat e pacientëve dhe njohjen e certifikatave të vaksinave, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se çfarë të drejta mund të sigurojë një certifikatë e tillë. Spanja, e cila është shumë e interesuar për të pasur turistë, ende nuk ka lëshuar një “pasaportë të vaksinimit”. Ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya e ka vlerësuar një ide të tillë si “një element shumë të rëndësishëm për të garantuar një kthim të sigurt të lëvizjes”. Edhe Italia beson se një dokument i tillë mund të hapë rrugën e kthimit në aktivitete normale.
Suedia dhe Danimarka kanë shpallur tashme certifikatat elektronike, në bazë të të cilave mund të bëhen udhëtimet jasht vendit. Në Damimarkë, për shembull, ata që posedojnë këto dokumente mund të darkojnë në restorante.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbështet mundësinë e certifikatave të vaksinave, por ka shprehur kritika që ato të përdoren si kusht për të mundësuar udhëtimin.
Franca është shprehur skeptike.
“Nuk kanë të gjithë qasje në vaksina. Pastaj, ne nuk e dimë nëse ato parandalojnë transmetimin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran në janar. Gjermania është gjithashtu kundër që një pakicë e njerëzve të vaksinuar të gëzojnë privilegje të cilat u ndalohen të tjerëve.
“Nëse një restorant dëshiron të hapet vetëm për njerëzit e vaksinuar, do të ishte e vështirë të ndalohet sipas ligjeve aktuale”, tha ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht.
Në Bashkimin Evropian janë vaksinuar me dy doza të vaksinës vetëm 5.5 milionë njerëz, raporton AFP. Kjo përbën vetëm 1.2 për qind të popullsisë.
Të paktën 12.8 milionë njerëz apo 2.9 për qind e popullsisë së bllokut kanë marrë një dozë, e cila siguron imunitet të pjesshëm ndaj COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














