Lajme
Pas trajnimit nga USAID-i punësohen 150 të rinj
Përfituesit janë studentë të Universitetit të Prishtinës, që kanë marrë pjesë në program janë zgjedhur në bazë të notave të tyre
USAID-i, ka përfunduar raundin e tretë të programit të praktikës që rezultoi me punësimin e 150 të rinjve në kompani të ndryshme në tërë Kosovën.
Programi i praktikës është financuar nga USAID, në kuadër të Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë. Programi ka përfshi trajnimin profesional në kontabilitet dhe financa të zbatuar nga asociacioni AFAS si dhe gjetjen e kompanive për të përfunduar praktikën.
“Ky program i praktikës në kontabilitet dhe financa ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë që të marrin dijeni teknike të cilat janë shumë të kërkuara dhe të cilat mund t’i aplikojnë në vend të punës. Këto programe ofrojnë përvojën e parë të punës për të rinjtë”, tha Craig Buck, ushtruesi i detyrës i drejtorit të USAID.
300 pjesëmarrës të programit kanë marrë certifikata të përfundimit të trajnimit dhe praktikës. Të gjithë këta të rinj janë studentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë marrë pjesë në program janë zgjedhur në bazë të notave të tyre.
Pas trajnimit biografitë e studentëve janë dërguar në më shumë se 20 kompani të ndryshme private. Studentët që kanë bërë praktikë janë paguar për punën e tyre gjatë praktikës. Menjëherë pas përfundimit të praktikës gjysma e studentëve kanë pasur oferta të menjëhershme për të filluar punën në kompanitë ku ka qenë të vendosur.
Ky është viti i tretë i këtij programi të financuar nga USAID. Gjatë programit mbi 650 persona kanë kaluar nëpër trajnime dhe nëpër programe të praktikës në sektorin privat. Gjatë secilit vit punësimi i menjëhershëm i pjesëmarrësve ka qenë mbi 50 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











