Sport
Pas barazimit, Shqipëria guxon të ëndërrojë Evropianin
Kombëtarja shqiptare ka vazhduar rrugën e sukseseve të saj. Me barazimin (pa gola) ndaj Danimarkës vendëse Shqipëria ka fituar një pikë shumë të vlefshme.
Me këtë barazim që, për shkak të rrethanave ka peshën e një pothuaj fitoreje, Kombëtarja e Shqipërisë tashmë e ka shumë të mundshëm kualifikimin për Kampionatin Evropian që mbahet në Francë.
Lojtarët e Kombëtares shqiptare në pjesën e parë rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, Cikalleshi me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.
Në vazhdim, Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një aksion i filluar po ashtu nga Gashi, përmes Lenjanit, Shqipëria ishte fare afër shënimit të një goli. Në pjesën e dytë, Shqipëria tregohej vigjilente duke u munduar të ruaj këtë rezultat.
Gjithashtu në momente edhe kombëtarja jonë ishte në rrezik për të pësuar gol mirëpo portieri Etrit Berisha dhe kapiteni Lorik Cana nuk e lejuan një gjë të tillë.
Siç është bërë e rëndomtë tashmë, numri më i madh i skuadrës ishin lojtarë që luajnë apo janë rritur si futbollistë në kampionatin zviceran. Pa dyshim se lojë emocionuese ishte edhe për dy mbrojtësit e rinj të kombëtares që vijnë po ashtu nga kampionati zviceran, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshti. Ky i fundit luajti edhe ndeshjen e parë të tij në fanellën Kuq e Zi: “ Ishte një ndeshje emocionuese për mua sepse ishte ndeshja e parë e imja, por besoj se ne kemi bërë një ndeshje të mirë dhe arritëm që të marrim edhe një pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë lojtari shqiptar që luan në “FC Zurich”, raporton “albinfo.ch”.
Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës më tej ka folur edhe për ndeshjen e radhës që do të jetë me datën 7 shtator në Shqipëri, ku kombëtarja jonë do të luajë kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos.
“ Portugalia është një skuadër e fortë por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Nëse trajneri do të më besojë të luaj unë sërish, për mua do të jetë kënaqësi të luaj kundër Kristiano Ronaldos. Si fëmijë e kam shikuar atë dhe kam përcjell të gjitha videot në youtube”, ka shtuar Gjimishti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














