Lajme
Pas 47 ditësh pa vetëdije, pacientja u mjekua me sukses
Fikrije Kazazi, e cila pas më shumë se tre muajsh kishte pasur mundësi të takonte familjarët e saj, nuk kurseu lëvdatat për stafin mjekësor
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është prezantuar rasti i trajtimit të suksesshëm të pacientes Fikrije Kazazi(1953), e cila në gjendje kome para 3 muajsh ishte pranuar për trajtim në Klinikën Infektive. Pas 47 ditësh pa vetëdije dhe më shumë se 3 muajve të trajtimit në Klinikën Infektive tani pacientja ka gjendje të përmirësuar shëndetësore dhe pritet të lirohet për trajtim shtëpiak. Prof.dr. Shemsedin Dreshaj, Drejtor i Klinikës Infektive, ka deklaruar se me 21 janar pacientja ishte liruar nga Qendra Klinike Universitare e Shkupit me gjendje kome pa shpresa për jetën dhe ishte lëshuar për trajtim shtëpiak. “Të njëjtën ditë e sëmura sillet në QKUK , në Emergjencë prej ku pa konsultimit te infektologut transferohet ne Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, ku në gjendje të pavetëdijshme trajtohet nga 21 janari deri 7 mars, nga tuberkulozë e trurit”, ka deklaruar ai.Sipas tij, pacientja kishte ardhur pa ndonjë diagnozë të përcaktuar më herët, por pas shtrirjes në Klinikë kishte filluar trajtimin me terapi etiologjike, pezmatim i trurit dhe ishte vërtetuara se bëhej fjalë për tuberkulozë në tru dhe si rezultatet i efektit të kësaj terapie, e sëmura është e vetëdijshme dhe e aftë për jetë normale. “ Pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet për në shtëpi për të vazhduar trajtimin shtëpiak, jo çdo gjë e importuar është me vlerë dhe jo çdo gjë vendore nuk vlen, Klinika Infektive posedon me staf të përgatitur profesional”, ka theksuar Dreshaj.Sipas tij, në Klinikën Infektive me TBC të trurit dhe mushkërive brenda viti trajtohen 20-30 raste, përderisa para luftës numri ka qenë më i madh.Pacientja Fikrije Kazazi, e cila pas më shumë se tre muaji të trajtimit kishte pasur mundësi të takonte familjarët e saj, nuk e fshehu gëzimin dhe lëvdatat për stafin mjekësor. E emocionuar që pas një kohe të gjatë po i kthehej jetës normale, ajo nuk u zgjatë më shumë, por u çmallë duke biseduar me vajzën e saj dhe familjarët e tjerë.Në emër të familjarëve foli vajza e saj Eldiona Kazasi, e cila tha se nënën e saj e kanë pasur për trajtim edhe jashtë vendi por nuk ka pasur sukses. “Falënderojë stafin që ka bërë çmos për tu përkujdesur për nënën time dhe tani falë punës së mjekëve është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










