Shkurt.ch
Partitë e vogla, fituese të mëdha
Në rast se zgjedhjet do të ishin mbajtur tash, fitoren më të madhe do ta arrinin të gjelbrit liberalë, me mbi 5 për qind (nga 1.7% që kanë pasur).
Sondazhi më i ri mbi preferencat partiake të votuesve zviceranë që është bërë nga instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern ka identifikuar trendin e rënies së partive të mëdha dhe ngritjes së të voglave.
Sondazhi është porositur nga SRG (Kompania e transmetuesve publikë radiotelevizivë).
Në rast se zgjedhjet do të ishin mbajtur muajin e fundit, fitoren më të madhe do ta arrinin të gjelbrit liberalë, me mbi 5 për qind (nga 1.7% që kanë pasur).
Ndërkaq humbës rënie të numrit të votuesve do të pësonte Partia Liberale (FDP), për të cilën janë përcaktuar vetëm 15% të të anketuarve me të drejtë vote.
SVP/UDC edhe në zgjedhjet që mund të mbaheshin gjatë muajit që shkoi, do të ruante primatin e partisë së parë në vend por me një rënie të konsiderueshme; nga rreth 29% në 27.5%. Një rënie të vogël të votuesve do ta humbiste edhe CVP (Partia Popullore Kristiane).
Partia Socialdemokrate dhe Partia e Gjelbër kanë ruajtur përqindjen sikundër e kane pasur në sondazhet e kaluara dhe në zgjedhjet e fundit.
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











