Kosova

PDK pranon kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente, si kunder-kandidate propozon Eliza Hoxhen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e pranon kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente, ndërsa ka bërë të ditur se partia e tij do ta propozojë Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Hamza tha se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit dhe se janë të interesuar që të përfundojë kjo çështje.

Ai theksoi se, edhe pse PDK-ja nuk ka diskutuar me Shiroka-Pulën, kandidatura e saj është e pranueshme për partinë.