Shkurt.ch
Partitë dhe punëdhënësit kundër iniciativës së re të SVP-së
Kundër janë shprehur jo vetëm SP dhe të Gjelbrit por edhe FDP pastaj organizatat e punëdhënësve etj.
Iniciativa më e re e SVP-së për kufizimin e numrit të të huajve në të ardhmen në Zvicër ka ngjallur reagime të menjëhershme të partive dhe të subjekteve të ndryshme në vend.
Kështu, kundër kësaj iniciative, siç shkruan 20minuten.ch janë shprehur jo vetëm Partia Socialdemokrate (SP) dhe të Gjelbrit por edhe partia Liberale (FDP) pastaj organizatat e pundhënësve, Dhoma Ekonomike Economiesuisse etj.
SP dhe FDP janë skeptike në lidhje me iniciativën e SVP-së. Të dyja këto parti mendojnë se me gjithë faktin se marrëveshja për lëvizjen e lirë ka edhe mangësitë veta, ato mund të evitohen me mjete tjera.
Kështu, deputeti federal nga SP, Hans-Jürg Fehr për shembull është i vendosur kundër dumpingut të pagave, që vjen si rrjedhojë e lirisë së qarkullimit. Këtë problem, siç ka thënë për ditarin e sf1 “Tagesschau”, ai dëshiron ta shohë të zgjidhur përmes një “regjimi të vërtetë sanksionimesh”.
Ndryshe mendon deputeti federal nga FDP Philipp Müller. Ai fokusohet në kufizimin e migrimit të njerëzve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Këtë synim ai do ta realizonte duke e reduktuar të drejtën e bashkimit familjar në një “minimum të garantuar nga e drejta ndërkombëtare”.
Po kështu, sipas tij, në çështjen e azilit duhet të sigurohet zbatimi i vendimeve (për kthim) në mënyrë më konsekuente se që po bëhet tash
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












