Lajme
Parlamenti i Kosovës, rezolutë në mbrojtje të sovranitetit
Rezoluta e miratuar e mbështet të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e Kosovës
Të enjten në seancën e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në veri, Parlamenti i Kosovës ka miratuar Rezolutën në mbështetje të Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës. Me 89 vota për dhe 9 kundër, parlamentarët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës e mbështet të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e Kosovës dhe kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë të gjitha pikat doganore.
Kuvendi përmes kësaj Rezolute fton bashkësinë ndërkombëtare për të përkrahur institucionet e vendit në vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim që ta ruajnë qetësinë, rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojnë angazhimin për vendosjen e autoritetit kushtetues në pikën 1 dhe 31, si dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera për shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.
Ndryshe, rezoluta ishte e përkrahur nga të gjitha Grupet parlamentare pavarësisht se disa pika të propozuara nga Vetëvendosje nuk janë përfshirë në Rezolutë. Njëra ndër rekomandimet e Vetëvendosjes ishte që presidentja e vendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










