Lajme
Para 50 vjetësh ndërtohej Muri i Berlinit
Më 13 gusht 1961 berlinasit u ndanë në dysh me ndërtimin e një muri gjatë një nate nga regjimi komunist i ish-Gjermanisë Lindore
Nesër shënohet 500-vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit. Ky i fundit, i lartë prej 3. 60 metrash, i gjatë 155 km dhe i përcjellë nga 302 miradorë, ka ndarë banorët e Berlinit në dysh, dhe atë nga 13 gushti 1961 deri më 9 nëntor 1989.
Ndarja që i ka pasuar këtij vendimi politik absurd, i quajtur “Operacioni Rose” dhe i cili ka shkaktuar dhembje të thella në kujtesën kolektive të banorëve gjermanë, të cilët, gjatë një nate, kanë qenë të ndarë arbitrarisht nga më të afërmit e tyre dhe të cilëve iu ngushtuar hapësira e jetesës.
Ndërtimi i Murit të Berlinit ka pasur për qëllim të pengojë vazhdimin e ikjes së banorëve gjermanë nga Lindja në Perëndim të vendit, pasi që 2.5 milionë banorë veçse e kishin lëshuar pjesën lindore, e cila ka qenë nën ndikimin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Mes viteve 1961-1989, rreth 100.000 gjermanë lindorë kanë provuar të ikin në Gjermaninë Perëndimore dhe vetëm 5.000 prej tyre ia kanë arritur. Më së paku 136 persona janë vrarë buzë këtij muri, duke tentuar ta kalojnë atë.
Nesër, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qindra personalitete gjermane do të marrin pjesë në komemorimin e këtij evenimenti.
Rënia e Murit të Berlinit ka shënuar fundin e komunizmit në Evropën Lindore.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












