Lajme
Paqartësi për perspektivën evropiane të Kosovës
Brenda një dite janë shfaqur paqartësi nga Qeveria e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se perspektiva evropiane e Kosovës për anëtarësim në BE është konfirmuar në vazhdimësi në të gjitha nivelet. Por, ai ka theksuar se konfirmimi ende nuk është i mjaftueshëm. Ai ka porositur Brukselin se vendi ka nevojë për koordinata të sakta drejt integrimit në BE.
Brenda një dite janë shfaqur paqartësi nga Qeveria e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave. Përderisa kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se perspektiva evropiane e Kosovës për anëtarësim në BE është konfirmuar në vazhdimësi në të gjitha nivelet dhe nuk është lëshuar në data dhe afate, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se përfshirja në procesin e liberalizimit te vizave do të jetë edhe më e shkurtër sesa ishte deklaruar më parë nga Thaçi – 15 muaj.
Në mbledhjen e Këshillin Ndërministror për Integrim Evropian, Thaçi ka porositur dikasteret ministrore që të jenë më aktivë dhe t’i shtyjnë proceset përpara në këtë fushë.
“Kosova ka nevojë për koordinata të sakta të këtij qëllimi. Përkundër partneritetit dhe marrëdhënieve të ngushta me BE-në, Kosova mbetet i vetmi vend pa marrëdhënie kontraktuale me BE-në”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu kryeministri është shprehur optimist për vizitën në Kosovë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila të premten do të diskutojë me krerët vendorë për rrugën evropiane të shtetit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









