Lajme
Papunësia te gratë, në shkallë shqetësuese
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 12.9 për qind krahasuar me 40 për qind për meshkujt
Afër 40 për qind e femrave aktive për punë në Kosovë janë të papunësuara. Kjo shkallë shumë e ulët e punësimit te femrat, sipas një konstatimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 12.9 për qind krahasuar me 40 për qind për meshkujt.
Këto të dhëna, sipas përfaqësuesve të organizatave që merren më të drejtat e grave dhe barazisë gjinore, janë mjaft shqetësuese.
Luljeta Demolli nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore, tregon se në hulumtimet e tyre kanë parë se diku 60 për qind e grave janë deklaruar se janë jo aktive për punë. “Vetëm te ne në Kosovë ndodh që kur ta pyesësh gruan për profesionin ajo thotë që është amvise, është profesion që është jo aktiv për tregun e punës. Kur deklarohet amvise një vajzë që është 24 vjeç apo një grua që është 34 vjeç është e vështirë”, tregon Demolli.
Sipas anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë.
Nivelit të ulët të punësimit të grave thuhet t’i ketë “kontribuar” edhe Ligji i punës, neni 49, ku flitet për pushimin e lehonisë.
Me Ligjin e punës i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2011, pushimi i lehonisë iu mundëson femrave të punësuara të drejtën prej dymbëdhjetë muaj pushim. Në hulumtimet që ishin bërë nga përfaqësues të shoqatave të biznesit në Kosovë ishte theksuar se për t’iu shmangur mos respektimit të këtij neni, bizneset kanë filluar të evitojnë punësimin e femrave.
Komuniteti i biznesit, sipas këtyre hulumtimeve, ishte dekurajuar që të punësojë gra për shkak të frikës së një barre financiare të papërballueshme.
Për këtë qëllim, subjektet ekonomike në vend kanë kërkuar që të rishikohet edhe njëherë Ligji i punës, konkretisht neni 49, ku edhe parashihet pushimi i lehonisë.
Me një problem të tillë ishte përballur edhe Albana Behrami, nënë e një vajze. Ajo në një prononcim kohë më parë që e kishte dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte treguar se deri në kohën e lindjes kishte punuar në një ndërmarrje private, por ishte detyruar ta lë punën për shkak se punëdhënësi nuk i ka dhënë pushim të mjaftueshëm pas lindjes dhe as që e ka paguar për ndonjë muaj të pushimit të lehonisë. “Kam dëshirë të kem edhe një fëmijë tjetër, por vetëm nëse arrij të punësohem në sektorin publik, do të mund të mendoj për këtë çështje. Unë dëshiroj t’i kem 12 muaj pushim të lehonisë me pagesë në mënyrë që kur ta rifilloj punën, foshnja të rritet për kopsht. Në të kundërtën, nuk ka mundësi”, ishte shprehur Albana.
Se neni 49 në Ligjin e punës nuk respektohet, tregon edhe Luljeta Demolli nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore. “Ky nen nuk po implementohet ashtu siç duhet dhe gratë heqin dorë ta shfrytëzojnëkëtë të drejtë, kryesisht gratë e sektorit privat sepse mund të mbesin pa punë”, shprehet ajo.
Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë. Nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh. Pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë. Këto norma alarmante të papunësisë prekin sidomos popullsinë e re të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











