Lajme
Papunësia në Kosovë mbi 45 për qind
Pa protesta për Ditën e Punës, 1 majin ngase motoja e sindikatës është zgjidhja e problemeve me dialog
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majit ka thënë se nuk kanë organizuar protesta dhe manifestime të tjera për të shfaqur pakënaqësinë me gjendjen e punëtorëve në Kosovë, ngase motoja e sindikatës është zgjidhja e problemeve me dialog.
Sipas tij, shkalla e papunësisë në Kosovë nuk është ajo sipas statistikave, domethënë 45 për qind, por është edhe më e lartë në këtë moment.
“Besoj se në këtë drejtim bashkërisht jemi gjithmonë duke punuar, që ky numër i madh nga statistika e të papunëve, të shkohet drejt zvogëlimi. Por, megjithatë duhet të bëjmë punë më të madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të arrijmë ta zvogëlojmë shkallën e papunësisë”, ka thënë kreu i BSPK-së.
Arifi ka potencuar se BSPK-ja është duke bërë një punë – si detyrë që e ka për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe liritë sindikale, por të drejtat e tyre dhe liritë sindikale në një mënyrë janë të kushtëzuara nga ajo se si vepron edhe shteti.
Sipas kreut sindikalist ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në sektorit publik dhe privat, por me një theks të veçantë është sektori privat, sepse deri më tani nuk ka pasur ligj për punë.
“Në sektorin privat nuk ka pasur kontrata të punës, nuk ka pasur orar të punës, nuk ka mbrojtje në punë, nuk ka mbrojtje shëndetësore; të gjitha këto kanë qenë ato shkelje, të cilat ne i kemi quajtur si krime që bëhen ndaj punëtorëve. Por, ky sektor është me theks të veçantë, por mendoj se tashmë me zbatimin Ligjit të punës, ata të cilët do të bëjnë shkelje në këtë drejtim për punëtorin që mos të ketë mbrojtje në punë, të mos ketë të gjitha ato të drejta që i parash ligji, atëherë ata edhe do të dënohen nga inspektorati, i cili duhet të punojë edhe ne do të jemi krah i djathtë i tyre, t’i paraqesim të gjitha problemet që janë nëpër ndërmarrjet private”, ka thënë Arifi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












