Bota
Papa, në ishullin që mban gjithë barrën e Evropës
Papa kishte marrë dhjetë refugjatë me vete në Vatikan, si shenjë solidariteti. Bëhet fjalë për tetë sirianë dhe dy afganë
Papa Françesku ishte takuar me dhjetëra refugjatë në ishullin grek Lesbos. Vizita e Papës shihet si apel solidariteti drejtuar bashkësisë ndërkombëtare.
Në një fjalim drejtuar refugjatëve, Papa iu drejtua emigrantëve me fjalët, “Mos e humbni shpresën”. “Ne të gjithë jemi migrantë”, tha Papa në Lesbos. Pak para mbërritjes në ishullin e Egjeut, Papa u shpreh se „ky është një udhëtim ndryshe nga të tjerët, një udhëtim i karakterizuar nga trishtimi“.
Papa theksoi se kriza e refugjatëve „është katastrofa më e madhe humanitare që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ky ishull mban gjithë barrën e Evropës në supet e tij“. Në mesditë Papa Françesku, kreu i kishës ortodokse greke, Patriarku Bartolomeu I dhe kryepeshkopi grek, Hieronymus kanë nënshkruar në ishullin Lesbos një deklaratë, ku bëhet thirrje për solidaritet me refugjatët. “Bota nuk mund ta injorojë më këtë krizë humanitare”.
Menjëherë pas pritjes nga ana e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, në aeroportin e Mytilinit dhe takimit me kreun e kishës ortodoske, Patriarkun Bartolomeun I, kreu i kishës katolike vizitoi kampin e refugjatëve, Moria në ishullin grek Lesbos, ku ndodhen aktualisht më shumë se 3000 refugjatë. Në kamp Papa përshëndeti dhjetëra të rinj e fëmijë emigrantë, shumica e të cilëve kanë marrë rrugën të vetëm duke kaluar nga Turqia përmes detit në Greqi. Papa kishte marrë dhjetë refugjatë me vete në Vatikan, si shenjë solidariteti. Bëhet fjalë për tetë sirianë dhe dy afganë.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











