Lajme
Pakistani shqyrton njohjen e Kosovës
Hussain: Mund të them që është një çështje e nivelit më të lartë. Është e qartë se çështja e njohjes do të shqyrtohet
Njohja e Kosovës nga ana e Pakistanit do të shqyrtohet dhe kjo çështje është prioritet i lartë i Qeverisë në Islamabad , ka bërë të ditur për “Radio Dukagjinin”, Israr Hussain, drejtor për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit.
“Mund të them që është një çështje e nivelit më të lartë. Është e qartë se çështja e njohjes do të shqyrtohet. E për këtë vendosin udhëheqësit tanë, dhe sigurisht që atyre ju duhet kohë. Por se kur do të merret ky vendim nuk mund të ju them asgjë.” ka thënë Hussain.
Zëvendëskryeministri i parë i vendit Behgjet Pacolli, ditë më parë ka deklaruar se javën e ardhshme do të vizitojë një varg shtetesh, përfshirë edhe Egjiptin. Ai pohoi se nëse ata që protestuan në Egjipt marrin pushtetin përmes votës së lirë, shteti i faraonëve do ta njohë Kosovën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












