Lajme
Pacolli do t’ia japë “Trepçën” princit të Kentit
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka në zhvillim një plan, me të cilin princit të Kentit, Michael, do t’ia japë “të drejtën ekzekutive” për ta regjistruar si kompani në Londër gjigantin ekonomik të Kosovës, por edhe për ta regjistruar në bursë. “Trepça”, shkruan “Koha Ditore”, duke u bazuar në burimet e saja.
Kjo gazetë shkruan se vite më vonë do të ndodhte privatizimi i pjesshëm. E anglezët, sa edhe shteti i Kosovës, do të mbanin aksione.
“Ideja është që të krijohet një ‘floating company’ – një ndërmarrje e re që regjistrohet në Londër. Ajo duhet të marrë garanci prej bankave dhe atë ndërmarrje të re, e cila do të regjistrohej në Londër do ta qesë në bursë. Pastaj, me u mundu me ia rritë vlerën e aksioneve”, ka thënë burimi i gazetës.
“Që ideja të realizohet, britanikët duhet ta kenë të drejtën ekskluzive për ta përfaqësuar ‘Trepçën’ në bursë”.
Princi Michael, bazuar në uebfaqen e familjes mbretërore, menaxhon vetë biznesin e tij dhe ndërmerr punë të ndryshme komerciale nëpër botë.
Princi ka qenë vitin e kaluar në Kosovë, ka vizituar “Trepçën” dhe kishte zbritur edhe në horizontin e 10-të të minierës. Burime të gazetës kanë thënë se ai edhe sivjet ka vizituar Kosovën, por kjo vizitë nuk ishte bërë publike, ndryshe nga 2010-a.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












