Lajme
Pacolli do Agjenci për Investime
Behgjet Pacolli planifikon të formojë një Agjenci për Investime, si mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka shpalosur idenë për krijimin e një agjencie për investime, e cila do të jetë një urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe investitorëve të huaj.
Këtë ide zëvendësshefi i qeverisë e ka prezantuar gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion nga Zvicra.
Pacolli, i cili me koalicionin e tij në qeverisjen Thaçi, drejton dikasteret ekonomike, është takuar me një delegacion të Kantonit Jura të Zvicrës, i cili kryesohej nga Philipe Receveur, ministër për Transport pranë këtij kantoni dhe kryebashkiaku i qytetit Delemont Pierre Kohler.
Ky delegacion po qëndron në Kosovë me ftesë të zëvendëskryeministrit Pacolli.
“Gjatë këtij takimi, Pacolli ka diskutuar për mundësitë që ofron Kosova për investitorët zviceran. Ai, në këtë drejtim, ka informuar përfaqësuesit e shtetit helvetik për iniciativën e krijimit të Agjencisë për participime, si mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Zëvendëskryeministri kosovarë, ndërkaq ka marrë lëvdata nga zviceranët për këtë iniciativë, si alternativë e mirë për joshjen e investitorëve të huaj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











