Shkurt.ch
“Pa uniformë, si konsumues i drogës”

Trafikanti i drogës, i cili vitin e kaluar kishte lënduar një polic zviceran, është dënuar me tre vite e gjysmë burg, për shkaktim të lëndimeve trupore.
Kërkesat për falje dhe keqardhjet e shprehura të shqiptarit R. ndaj policit zviceran që kishte pkagosur vitin e kaluar, nuk e mëshiruan Gjykatën Penale në Gjenevë, gjatë një procesi gjyqësor që përfundoi ditën e hënë.
Kështu, shqiptari 21-vjeçar u dënua me tre vite e gjysmë burg për shkaktim të lëndimeve trupore dhe trafikim me lëndë narkotike. Ai ishte “vrima e fundit e kavallit” në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi R. ishte vetëm një trafikant rruge i drogës.
Për shitjen e një doze prej 5 gramësh të heroinës, ai fitonte vetëm 15 franga zvicerane, ndërsa “klienti” i radhës në ditën e kobshme të 10 qershorit të vitit të kaluar ishte polici zviceran 24-vjeçar, i cili kishte dashur vetëm ta merrte në pyetje, me urdhër të shefit të tij të patrullës policore.
“Pa uniformë, unë mendova se ai dëshiron të blejë drogë nga unë”, rrëfen R. me një zë frikësues. Por, kur polici kishte tentuar ta arrestojë, ai kishte menduar se ndokush nga konsumuesit e drogës është duke dashur t’ia plaçkisë mallin, është shprehur para trupit gjykues R. Gjatë kësaj, shqiptari e nxjerrë një thikë të kuzhibës dhe e plagosë policin në krahun e majtë.
Duke përfunduar artikullin, e përditshmja frankofone zvicerane “20 Minutes”, parashtron pyetjen nëse është normale që një person i vetëm të mundohet të arrestojë një trafikant të drogës, kur dihet mirë se këta persona janë rregullisht të armatosur me thika apo xhirovida. Në fund, Gjykata e dënoi shqiptarin edhe me 2.000 franga, si kompensim për plagën që ia kishte shkaktuar policit, ndërsa ky i fundit do të mbajë për kujtim plagën në krah.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime