Lajme
Opozita: Kosova para Moldavisë me papunësi
Ekspertët opozitar raportojnë se papunësia në Kosovë arrin në 45 për qind, e jo 30 për qind siç pretendon Qeveria. Sipas tyre, Kosova është para Moldavisë me papunësi
Ekspertët opozitarë të ekonomisë, kundërshtojnë deklarimet e Qeverisë së Kosovës rreth numrit të papunëve në vend. Sipas tyre, Banka Botërore në raportin e fundit, nxjerr në pah disa statistika që
variojnë për 15 për qind, nga ajo që kanë raportuar institucionet në Prishtinë.
Sipas ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Banka Botërore nxjerrë në pah mashtrimet me statistika me numrin e të papunëve.
“Papunësia arrin në 45 për qind të fuqisë punëtore, e jo 30 për qind siç pretendon Qeveria. Kjo normë nuk është zvogëluar gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie. Edhe vende si Moldavia, Azerbajxhani apo Bjellorusia kanë papunësi më të ulët se Kosova”, konstaton LDK.
Ndërkaq, vetëm 23 për qind e popullsisë në moshë pune, sipas ekspertëve opozitar, janë të punësuar, që është norma më e ulët e punësimit në gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
“Në raportin e saj, Banka Botërore tregon gjithashtu se Kosova qëndron më së keqi në rajon dhe më gjerë edhe në aspekte të tjera. Varfëria është e lartë, numri i bizneseve të reja është i ulët dhe të ardhurat janë më të ulëtat se në cilindo vend tjetër”, thuhet më tej në reagimin e LDK-së.
Mirëpo ndryshe nga këto statistika ka dhënë Qeveria e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave Kosovare. Sipas kësaj të fundit, numri i të papunëve në Kosovë është 30.1 për qind. Këtu siç thuhet llogariten
vetëm ata persona që janë të aftë për punë, por që nuk punojnë.
Megjithatë numri i saktë i të papunëve në Kosovë nuk dihet, për faktin se ka shumë punëtorë të ndërtimtarisë që nuk kanë kontrata pune dhe për ta nuk ka asnjë statistikë. Edhe analistët e kanë pranuar se ekonomia joformale në Kosovë është shume thekuar duke kaluar kuotën prej 30 për qind.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











