Lajme
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon implementim të plotë të reciprocitetit
OEK përkrah marrëveshjen e arritur në Bruksel, me 2 shtator, lidhur me tregtinë e lirë dhe njohjen e vulave të Doganave të Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës i fton qytetarët e vendit dhe bizneset që të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e biznesit vendor, përkatësisht konsumim të produkteve vendore.
Duke përkrahur marrëveshjen e arritur në Bruksel, OEK-u kërkon nga institucionet e Kosovës, implementim të plotë të marrëveshjes dhe insiston që rendi dhe ligji të vendoset në tërë vendin, duke eliminuar çdo mundësi për aktivitete të kontrabandës dhe ekonomisë joformale.
“OEK gjithashtu kërkon që gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje të sigurohet respektim i plotë i parimeve të tregtisë të lirë dhe reciprocitetit dhe kërkon qe nëse në realizmin e marrëveshjes do të paraqiten problem nga palët tjera, konformë parimeve të tregtisë së lirë të definuar nga CEFTA dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare të kërkon dhe aplikon respektimin e parimeve të reciprocitetit”, theksohet në komunikatën e OEK-ut për media.
Duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut dhe interesat e bizneseve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës fton të gjithë qytetarët dhe bizneset të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e biznesit vendor, përkatësisht konsumim të produkteve vendore
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











