Lajme
Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës bojkotojnë mësimin
Në shenjë revolte ndaj bllokimit të librave shqip nga autoritete serbe, nxënësit shqiptarë në tri komunat e Luginës së Preshevës, do të botojnë mësimin e orëve të para
Nxënësit e tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të bojkotojnë nesër mësimin, me kërkesën për zhbllokimin e librave shqip nga autoritetet serbe. Greva do të fillojë vetëm në orët e para të mësimit në të dy nivelet, në shkollat fillore dhe të mesme.
Greva është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe aktivi i drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar me seli në Bujnaoc, tha për Albinfo.Ch tha se protesta është forma e vetme për t’ua tërheq vëmendjen opinionit, për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut që po i bën Serbi ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ai tha se protesta e nesërme është vetëm hapi i parë i protestave të ardhshme, që do të bëhen për librat shqip, por edhe për të drejtat tjera e njeriu në Serbinë jugore.
Sipas Musliut, që nga 10 shtatori, dy maune me rreth 103 mijë libra shqip, që kanë qenë donacion i Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Arsimit, janë bllokuar nga autoritet serbe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh. Për çdo dit që rrinë maunet aty, sipas Musliut, kushtojnë nga 500 euro taksë.
“Qeveria e Serbisë as që ka marrë mundin t’i shikoj librat. Kjo është lojë nervash, pasi që Qeveria në Beograd po dëshiron që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë me librat e gjuhës amtare”, deklaroi Musliu, sipas të cilit, arsimimi në gjuhën amtare, është garantuar me aktet më të larta ndërkombëtare.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka lëshuar edhe një komunikatë për opinion, ku thotë se për këto libra u është drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe përfaqësive ndërkombëtare, për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse.
“Por nuk ka pas gatishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyrë serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga terminali doganor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










