Bota
Norvegji: Një person ka vrarë së paku pesë veta me hark dhe shigjetë
Të plagosurit janë dërguar në spital, përfshirë një polic me veshje civile. Autori i dyshuar është kapur nga policia
Në qytetin Kongsberg, Norvegji, 80 kilometra larg Oslos, një person ka qëlluar disa njerëz me hark dhe shigjetë. Të paktën pesë persona kanë vdekur për pasojë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Motivi është ende i paqartë, ka njoftuar policia norvegjeze të mërkurën në mbrëmje, shkruajnë mediat norvegjeze dhe botërore.
Të plagosurit janë dërguar në spital, përfshirë një polic me veshje civile, transmeton albinfo.ch. Autori i dyshuar është kapur nga policia.
Akti ka ndodhur rreth orës 18:15 në qendër të qytetit të Kongsberg. Autori ishte i armatosur me hark dhe shigjetë. Ndërsa nëse ai mbante edhe armë të tjera mbetet ende e panjohur.
Supozohet se bëhet fjalë për një autor të vetëm, është shprehur shefi përgjegjës i policisë Øyvind Aas në një konferencë për shtyp. Nuk ka kërkim për autorë të tjerë. Situata është nën kontroll. Policia po heton nëse mund të bëhet fjalë për akt terrorist.
Motivi i sulmuesit është i paqartë
Sfondi i aktit fillimisht mbetet i paqartë. Është shumë herët për të thënë nëse mund të ketë një sfond terrorist, transmeton albinfo.ch. Aas theksoi se ai ende nuk mund t’u përgjigjej shumë pyetjeve. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me autorin e dyshuar. Ai u dërgua në një stacion policie në qytetin fqinj Drammen.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












