Lajme
Njeriu më i moshuar në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë
Grinning Chitetsu Watanabe nga Japonia është njeriu më i vjetër në botë. Ai është plot 112 vjeç. Me profesion ish-fermer, Grinning ka treguar sekretin e tij të jetëgjatësisë.
“Mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”, është formula e tij e jetëgjatësisë. 112-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe sot ju dha certifikata nga kjo agjenci.
Grinning Chitetsu Watanabe është babai i 5 fëmijëve. Bashkëshortja e djalit të tij të madh ka thënë se “nuk e ka parë kurrë vjehrrin e saj që të bërtasë”.
112-vjeçari ka punuar në një plantacion për 18 vjet rresht. Më herët, ai kishte shërbyer edhe në ushtri gjatë Luftës II Botërore.
Në vitin 1974, ai dhe djali i tij ndërtuan një shtëpi në një tokë bujqësore, ku kultivuan fruta dhe perime të ndryshme. Deri në moshën 104-vjeçare, Grinning kujdesej personalisht për të mbjellat.
Para tij, njeriu më i vjetër në botë ka qenë Masazo Nonaka, gjithashtu japonez, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 113-vjeçare. Rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë e ka mbajtur Jiroemon Kimura, edhe ky nga Japonia, i cili lindi në prill 1897 dhe vdiq kur ishte 116 vjeç, në vitin 2013, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë














