Kosova

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, raportohet për 1 polic të lënduar dhe arrestime

Protesta e zhvilluar sot pranë Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar gjatë orëve të mbrëmjes, duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të fundit, gjatë protestës janë lënduar disa persona. Lajmi.net raporton se tetë persona po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në mesin e tyre është edhe një zyrtar policor.

Situata është tensionuar pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e Kuvendit, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mundësuar qarkullimin. Raportohet gjithashtu për hedhje të mjeteve piroteknike dhe dëmtime të pronës.

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion një protestues, i cili dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike drejt objekteve shtetërore.

Në mbrëmje, situata është përshkallëzuar edhe më tej në rrugën “Agim Ramadani”, ku Njësia Speciale është vendosur me autoblindë dhe mjete për shpërndarjen e turmës