Skip to content

Dua Lipa pjesë e muzikës së GTA VI me këngën “Go Easy”

Artistja shqiptare përfshihet në albumin muzikor të videolojës me 34 këngë origjinale, realizuar nga Rockstar Games në bashkëpunim me Atlantic Records.

Dua Lipa është pjesë e projektit muzikor të videolojës “Grand Theft Auto VI”, me këngën “Go Easy”, përcjell albinfo.ch.

Emri i artistes dhe kënga figurojnë në kreditet zyrtare të publikuara nga Rockstar Games, ku përfshihet edhe hiti i saj “Houdini.

“Go Easy” është pjesë e përmbledhjes “Grand Theft Auto VI: The Album”, e cila përmban 34 këngë origjinale. Albumi është realizuar në bashkëpunim me Atlantic Records dhe bashkon artistë nga zhanre të ndryshme muzikore.

Përveç Dua Lipës, në projekt përfshihen edhe Lana Del Rey, Zara Larsson, Travis Scott, Jennie dhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarë.

Videoloja u publikua më 19 nëntor për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Rockstar njoftoi se albumi muzikor do të ishte i disponueshëm në platformat kryesore të transmetimit muzikor, si dhe në formatet vinil dhe CD./Albinfo.ch