Veprat e artistit bashkëkohor nga Kosova, Sislej Xhafa, janë pjesë e ekspozitës “L’eau sans rivière” (Uji pa lumë), e cila po mbahet në hapësirat e Galleria Continua – Les Moulins, pranë qytetit Coulommiers në Francë, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita është pjesë e projektit “ART & FUTUR by Sislej Xhafa” dhe është e hapur për publikun nga 14 tetori deri më 20 dhjetor 2026.
Përmes gjuhës së tij artistike konceptuale, Xhafa trajton tema të ndryshme që lidhen me identitetin, migrimin, shoqërinë dhe lirinë, duke i sjellë ato në vëmendjen e publikut ndërkombëtar.
Prezantimi në Francë përbën një tjetër paraqitje të krijimtarisë së artistit kosovar në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor./Albinfo.ch



