Kosova
Gjuha shqipe prezantohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd
Për të dytin vit radhazi, Shqipëria mori pjesë në aktivitetin që bashkoi mbi 20 gjuhë evropiane dhe qindra të rinj në kryeqytetin serb.
Gjuha shqipe u përfaqësua për të dytin vit radhazi në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd, aktiviteti i 26-të i kësaj ngjarjeje, ku u prezantuan më shumë se 20 gjuhë evropiane, transmeton albinfo.ch.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u angazhua në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes kuiceve interaktive, librave dhe suvenireve nga Shqipëria. Pjesëmarrja synoi gjithashtu të nxisë shkëmbimin kulturor në rajon dhe të promovojë larminë gjuhësore të Evropës.
Aktiviteti u zhvillua nga ora 10:00 deri në 13:00 në gjashtë lokacione të ndryshme në Beograd dhe u organizua nga rrjeti EUNIC Serbia, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Këshilli i Evropës.
Në këtë edicion morën pjesë qindra nxënës dhe të rinj të moshës 12 deri në 18 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit e tyre. Në aktivitet u përfaqësuan gjithsej 27 vende dhe organizata.
Pjesëmarrja e gjuhës shqipe në këtë ngjarje shërben si një mundësi për prezantimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare para një audience të re dhe për forcimin e shkëmbimit kulturor në rajon. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










