Kosova
PDK kërkon ndaljen e dhunës ndaj protestuesve dhe miratimin e ligjit për UÇK-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj zhvillimeve gjatë protestave të qytetarëve që kërkojnë miratimin e një ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në një deklaratë, PDK ka dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndalin, siç thuhet, çdo veprim joproporcional ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e protestës.
Sipas PDK-së, kërkesa e protestuesve lidhet me miratimin e ligjit që synon mbrojtjen e UÇK-së dhe përmbylljen e procesit ligjor. Partia opozitare pretendon se nuk ekziston pengesë ligjore për miratimin e tij dhe se këtë e ka konfirmuar edhe Qeveria në opinionin e saj.
PDK ka deklaruar se protestuesit, përfshirë familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës, po kërkojnë një përgjigje institucionale për një çështje që e konsiderojnë të rëndësishme për vendin.
Në reagim, PDK ka kritikuar edhe mënyrën e menaxhimit të protestave nga institucionet e sigurisë, duke pretenduar se përdorimi i forcës ndaj një proteste që, sipas saj, ka qenë e qetë për disa ditë, është i papërshtatshëm.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët që të ndërmarrin hapa për përmbylljen e procesit të miratimit të ligjit.
PDK ka bërë thirrje gjithashtu që e drejta e qytetarëve për protestë të respektohet dhe që institucionet të japin përgjigje për kërkesat e tyre përmes procedurave dhe vendimmarrjes institucionale.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











