Lajme
Nisi procesi i dhënies së vizave kosovare
Edem Adzogenu nga Gana do të hyjë në historinë e Kosovës si shtetasi i parë i huaj me vizën e parë të Republikës së Kosovës. Vizën atij ia dha mistri i Jashtëm, Enver Hoxhaj
Republika e Kosovës ka filluar nga dita e sotme, 1 korrik, që të aplikojë regjimin e vizave për tetëdhjeteshtatë (87) shtete të ndryshme të botës. Ceremonia e dhënies së vizës së parë u zhvillua në Stamboll në konsullatën e Kosovës në Turqi, ndërsa ganezi Edem Adzogenu është njeriu i parë që pajiset me vizën kosovare.
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar rëndësinë që ka për Republikën e Kosovës procesi i përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.
Ai shtoi se funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave ka rëndësi të trefisht për Republikën e Kosovës. E para, ka të bëjë me sigurinë; e dyta, do të hap mundësi shtetasve të huaj që të vizitojnë Kosovën; dhe e treta, është përmbushje e një kriteri evropian.
“Vendosja e regjimit të vizave nga sot do të mbrojë Republikën e Kosovës ndaj lëvizjes së paligjshme, trafikimit të njerëzve dhe migracionit ilegal. Në të njëjtën kohë hap mundësi për shtetasit e huaj që Kosovën ta vizitojnë për qëllime turistike, arsimore, biznesore etj. Dhe e treta, është përmbushje e një kriteri të Bashkimit Evropian, i cili është parakusht për procesin e Liberalizmit të Vizave”, nënvizoi ai.
Duke e ka cilësuar si ditë historike për popullin dhe shtetin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka shpërndarë vizën e parë të Republikës së Kosovës për shtetasin e Ganës, Edem Adzogenu.
“Edem Adzogenu nga Gana do të hyjë në historinë e Kosovës si shtetasi i parë i huaj me vizën e parë të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj, njofton MPJ nëpërmjet një komunikate për media.
Funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave të Kosovës, sipas ministrit Hoxhaj, është edhe forcim i subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës, e cila po i bashkohet shteteve të fuqishme në rajon dhe Evropë, të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces të rëndësishëm.
Ministria e Punëve të Jashtme sot ka filluar implementimin e regjimit efikas të vizave që është baza për trajtimin e të huajve në aspektin e vizitorëve, migracionit, studentëve, bashkimin familjar, refugjatëve dhe azilkërkuesve të listuar në vendimin e Qeverisë, për të cilët është vendosur regjimi i vizave me Kosovën.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Norvegjeze dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë për jetësimin e këtij projekti.
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll ka përfunduar të gjitha përgatitjet e parapara për fillimin e zbatimit të pilot projektit për lëshimin e vizave të Republikës së Kosovës në përputhshmëri me Vendimin e Qeverisë për vendosjen e regjimit të vizave.
Ditë më parë, ministri Hoxhaj, kishte marrë vendim për përcaktimin e Taksës së Vizave që do të lëshohen për të huajt në misionet konsullore të Republikës së Kosovës.
Vendimi i marrë në përputhje të plotë me aktet ligjore në fuqi, parasheh që Taksa do të aplikohet sipas llojit të vizës, të cilën e paguan shtetasi i huaj.
Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza Hyrëse (C) – 40 Euro, Viza Transite (B) – 30 Euro, Viza Transite Ajrore (A) – 25 euro dhe Viza Afatgjate (D) – 50 Euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës më herët ka marrë vendim për të vendosur regjimin e vizave për 87 vende, në kuadër të procesit të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen.
Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës ka filluar sot më 1 korrik 2013, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, si pilot projekt, e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












