Lajme
Me disa orë vonesë, niset grupi i parë i kosovarëve për në haxh
Kësaj here nga Kosova do të jetë 1080 haxhinjë, ndërsa më i riu është 18 vjeçari, Erlet Janjeva nga Prishtina. Ai tha se shkuarjen në haxh ia ka mundësuar babai i tij
Grupi i parë i besimtarëve myslimanë të Kosovës është nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer njërin nga pesë kushtet e islamit-haxhin. Ata me disa orë vonesa, kanë udhëtuar nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, për në Arabinë Sauditë, ndërsa edhe kësaj here organizatorë për në tokën e shenjte ka qenë bashkësia Islame e Kosovës.
Veli Vitija nga Prishtina, i cili për herë të dytë do të kryej haxhin tha se “është kënaqësi të jesh në ato vende. Nuk mund ta përshkruaj, janë ndjenja të veçanta”.
Kësaj here nga Kosova do të jetë 1080 haxhinjë, ndërsa më i riu është 18 vjeçari, Erlet Janjeva nga Prishtina. Ai tha se shkuarjen në haxh ia ka mundësuar babai i tij.
“Kam qenë edhe në umre, por haxhi është më ndryshe. Ka emocionet më të mëdha. Shpresoj Zoti t’ua mundësoj të gjithë myslimanëve”, u shpreh Janjeva për Anadoly Agency.
Sekretari i përgjithshëm i kryesisë së Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Resul Rexhepi, bëri të ditur se mbrëmë u nis aeroplani i parë me 216 haxhinj, ndërsa katër grupe të tjera do të udhëtojnë brenda tre ditëve të ardhshme nga Kosova.
Rexhepi njoftoi se në mesin e haxhinjve të ardhshëm që do të udhëtojnë për në tokat e shenjta janë 400 gra.
“Nga Kosova këtë vit do të udhëtojnë gjithsej 1.080 haxhinj. Natyrisht ata vijnë prej të gjitha vendeve të Kosovës, kështu që shpresojmë të kalojnë një haxh të mirë dhe të lehtë”, tha Rexhepi.
Ndryshe, haxhinjtë e ardhshëm nga Kosova do të udhëtojnë me 5 aeroplanë nga Prishtina për në Mekë, Xhidde dhe do të kthehen nga Medina në Prishtinë. Grupi i dytë do të niset më datën 20, ndërsa të tjerët më 21 gusht. Kthimi i tyre do të jetë me datën 16-17 shtator
Por, nisja e parë u përcoll me disa telashe. Sipas zyrtares për informim të Aeroportit të Prishtinës, fluturimi në fjalë ka pasur vonesë. “Ka vonesë në fluturimin përkates. Por për të gjitha detajet e tjera duhet të drejtoheni te përfaqësuesit e kompanisë ajrore meqeneëse nuk jemi kompetent të flasim në emër të kompanisë”, tha Valentina Gara, zyrtare për Informim e Aeroportit.
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri