Lajme
Nis tensionimi ne veri të Kosovës
Serbia ka kërkuar që të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës
Situata në veri të Mitrovicës ka nisur sërish të tensionohet, qindra serb kanë bllokuar rrugët që qojnë në pikat kufitare. Ata nuk po pranojnë që KFOR-i të bartë pjesëtaret e Policisë së Kosovës me helikopter. Këtë e ka konfirmuar shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq sipas të cilit marrëveshja e arritur me KFOR-in ende nuk është përmbushur në tërësi.
Ai ka deklaruar se më kë veprim KFOR-i është duke e ndihmuar Policinë e Kosovë për t’i marrë pikat kufitare nën kontroll dhe për këtë ai i ka bërë thirrje KFOR-it të mos bëhet instrument i Prishtinës.
“Situata është shumë e rëndë, por shpresojmë që komandanti i KFOR-it do ta përmbush marrëveshjen. Duhet dhënë shansi komandantit të KFOR-it i cili aktualisht është duke diskutuar me telefon me zyrtarët e tjerë në Prishtinë”, ka thënë Stefanoviq.
Ai së bashku më Bogdanoviqin kanë pasur një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler por takimi është ndërprerë për shkak të bisedave që sipas tij Buhler po i bënë me të tjerët.
Ndërkohë Serbia ka kërkuar që të mblidhet urgjentishtKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës. Për kërkesën në fjalë, Beogradi nuk ka marrë ende përgjigje, raportojnë mediat serbe.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq tha se Serbia e sheh si të nevojshme një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që të kuptohet se çfarë kishte ndodhur në Kosovë dhe për të mësuar se cila do të ishte rruga për të shkuar përpara për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










