Lajme
Nesër festa e Bajramit të Madh
Përfaqësuesit e institucioneve kosovare kanë marrë urime për këtë festë nga liderët e ndryshëm botëror, përfshirë këtu mesazhe urimi nga presidenti i SHBA-ve, Barak Obama
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon sot e mërkurë, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit, e njohur tradicionalisht ndër shqiptarë si Bajrami i Madh, është nesër me 8 gusht (e enjte).
Manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit për Kosovë mbahet në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 6:12 minuta, nën udhëheqjen e dr. Hajredin Hoxhës, ndërsa hytben do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet.
Për festën Bajramit, që vjen pas një muaj agjërim të Ramazanit, kanë uruar edhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e shumë përfaqësues institucionesh.
Gjithashtu përfaqësuesit e institucioneve kosovare kanë marrë urime për këtë festë nga liderët e ndryshëm botëror, përfshirë këtu edhe mesazhe urimi nga presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.
“Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell ju dhe popullit të vendit tuaj dëshirat më të mira me rastin e festës së madhërishme të Fitër Bajramit”, thuhet në fillim të urimit të presidenti Obama derguar presidentes Atifete Jahjaga.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










