Lajme
Në qershor Kosova i vë doganë Serbisë
Masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën, duhet të përcillen me masa lehtësuese nga institucionet e Kosovës
Për shkak të shkeljes së Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), Kosova, si vend anëtar i këtij mekanizmi rajonal, do të vejë taksa doganore për prodhimet e Serbisë që pikat doganore të Kosovës.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila bëri të ditur sot se është takuar me importuesit e prodhimeve nga Serbia dhe ka biseduar në lidhje me pasojat e vendimit eventual për vënie të doganës për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo tha se problemet e bllokadës që janë bërë kanë rënduar mbi ekonominë e Kosovës, e në veçanti ka prekur prodhuesit kosovarë. Sipas saj, humbësit kryesorë për këto masa do të jenë eksportuesit serbë dhe të tjerët pasi në anën tjetër ata kosovarë nuk kanë mundur të eksportojnë për arsye të mos njohjes së vulave të UMNIK-ut, si nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s.
“Si pasojë e kësaj ekonomia e Kosovës nuk mund të vazhdojë të paguaj faturën e humbjeve dhe deficiteve tregtare”, ka thënë ministrja Kusari-Lila.
Por, përfaqësuesit e bizneseve që importojnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, thanë se masat e reciprocitetit që do të aplikohen me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, duhet të përcillen me masa lehtësuese sa i përket politikës fiskale dhe masave tjera nga institucionet e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









