Lajme
Në Maqedoni, çdo i treti banor është i varfër
Vitin e kaluar varfëria ka qenë më e ulët për 0,2 për qind, për dallim nga viti 2009 kur ajo ishte 31,1 për qind
Vitin e kaluar shkalla e papunësisë në Maqedoni ka qenë 30,9 për qind, ose pothuajse çdo i treti banorë i Maqedonisë ka qenë i varfër, raporton INA.
Kjo është për 2,2 për qind më shumë se në vitin 2008, kur shkalla e papunësisë në vend ishte 28,7 për qind. Vitin e kaluar varfëria ka qenë më e ulët për 0,2 për qind, për dallim nga viti 2009 kur ajo ishte 31,1 për qind.
Shkalla e varfërisë tek të papunësuarit është 41,8 për qind, gjegjësisht 44,8 për qind nga të gjithë të varfëritë janë persona të papunësuar.
Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS), grupe më të prekura janë familjet sociale dhe shumë anëtarëshe me pikëpamje të faktit se 47,3 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje me 5 dhe më shumë anëtarë
Sipas të dhënave të ESHS-së, në Maqedoni janë mbi 70 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) për familjet sociale ndanë për çdo muaj ndihmat që duken absurde. Kjo ministri ka edhe nivelet e përcaktuara për të gjithë qytetarët që përfitojnë ndihmën sociale.
Sipas rregullores së MPPS-së, një person pranon ndihmë sociale prej 1.521 denarësh, familja dy anëtarëshe prej 1.967 denarë, familja tre anëtarëshe 2.505 denarë, familja katër anëtarëshe 3.220 denarë dhe familja pesë anëtarëshe merrë ndihmën prej 3.756 denarë.
Të gjithë ata që shfrytëzojnë ndihmën sociale më shumë se pesë vite, pranojnë për 20 për qind më pak ndihmë sociale, pra në çdo shumën e mësipërme i hiqen nga 500 denarë.
Lartësia e të drejtës së ndihmës sociale vërtetohet me përqindjet e posaçme që krahasohen me rrogën mestare mujore të një punëtori në Maqedoni.
Një familje me katër anëtarë shfrytëzon 28 për qind të rrogës mesatare, ndërsa përqindjet janë më të vogla për familjet me më pak anëtarë.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












