Lajme
Në Kosovë vazhdojnë të mungojnë investitorët
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Klubi i Biznesit Izraelito-Maqedon, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilin parashihet shkëmbimi tregtar në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Marrëveshja parasheh një bashkëpunim në sektorin e energjetikës, të edukimit, informatikës, agrobiznesit dhe infrastrukturës.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka deklaruara se marrëveshja e arritur në mes AKB-së dhe Klubit të Biznesit Izraelito-Maqedon, do të jetë një mundësi e mirë, që do të asistohet që të tërheqim investitorët për të investuar në Kosovë.
Sipas tij në Kosovë mungojnë investitorët, dhe ata duhet që të vijnë.
Por edhe Kosova, sipas tij duhet që të bënë hapa konkret për thithjen e këtyre investimeve, duke përmirësuar infrastrukturën ligjore, infrastrukturën fizike. Nga ana tjetër, Dejan Dejanov, kryetari i Klubit të Biznesit Izraelito-Maqedon, ka deklaruar se ky bashkëpunim nuk do të mbetet vetëm ne mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, por me këtë do të synohet një bashkëpunim edhe me shtetin e tretë, atë të Izraelit. Në dhjetor është paraparë edhe një takim tjetër në Maqedoni mes bizneseve kosovare dhe bizneseve të disa shteteve të rajonit. Në këtë takim parashihen të jenë të pranishëm 5 shtete të ndryshme, si Kosova, Izraeli, Maqedonia, Bosnja dhe Shqipëria
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












